Në një projekt të drejtuar nga Shkolla në Londër e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale, Qenve të Detektimit Mjekësor dhe Universitetit Durham, Dr. Claire Guest po trajnon disa qenë për t’i bërë ata të dallojnë nëpërmjet nuhatjes paceintë të sëmurë me Covid-19.

Dr. Claire Guest, e cili ka trajnuar dhe më parë qen për të zbuluar aromën e malaries, kancerit dhe sëmundjes së Parkinsonit, thotë se qentë tashmë po tregojnë shenja shumë të mira se mund ta dallojnë sëmundjen dhe se trajnimi i tyre po shkon shumë mirë.

Nëse ka sukses, shpresohet se qentë mund të përdoren për të kontrolluar njerëzit që janë të infektuar me koronaviurs në aeroporte.

Por, një tjetër mënyrë se si mund të vijnë në ndihmë këta qen është duke u vënë në dispozicion në qendra testimi, duke ulur kështu kohën që i duhet një doktori për të zbuluar nëse një pacient është i infektuar apo jo.

Lexo po ashtu:  Sheshel njofton tërheqjen nga politika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *