Kosova po përballet jashtëzakonisht keq me virusin vdekjeprurës Covid-19.

Tashmë kur kemi 3508 persona të infektuar dhe 75 të vdekur, në Kosovë mund të shëtitës lirisht, atë edhe pa maskë, pa doreza apo mjete mbrojtëse.

Prej këtyre personave të infektuar kemi 1902 të shëruar.

Nga testet që po bëhen javët e fundit, edhe pse numri i tyre jashtëzakonisht është i vogël, gjysma e tyre po dalin pozitiv.

Mirëpo, gjasat janë që në Kosovë ka të infektuar jashtëzakonisht shumë, e që numri ndoshta mund të jetë shumëfish më i lartë sesa ky që po prezantohet nga IKSHPK-ja apo ministria e Shëndetësisë e kryeministri Avdullah Hoti.

Ndryshe, infektologu Ilir Tolaj rreth 1 muaj më parë ka thënë se, në Kosovë mund të jetë deri në 100 mijë raste aktive me Covid-19, por që këto deklarata të tij askush nga qeveritarët nuk i ka dëgjuar. Madje i kanë përbuzur.

“Kam qenë kritik ndaj IKSHPK-së. Mungojnë testimet. Në Kosovë mund të jenë prej 10 mijë deri në 100 mijë raste aktive në Kosovë.”, kishe paralajmëruar ai.

Lexo po ashtu:  Sot është 27 Qershori dita e Gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë.

“Po e shohim se të infektuarit ka mundësi të mos transmetojnë, apo nuk kanë potencialin e njëjtë që të transmetojnë virusin. Shumë njerëz po kalojnë virusin pa e ditur që e kanë atë. Mund të jenë deri në 100 mijë raste në Kosovë. Sa njerëz teston, aq më shumë raste do të kesh. Për momentin janë 1 mijë raste aktive. Por në realitet ka më shumë.”, përfundon Tolaj.

Paramendoni këtë paralajmërim të tij, nuk e dëgjuan askush, madje nga Qeveria patën marrë vendim që mos të testohen shumë raste, përveç atyre që kanë simptoma.

Mirëpo, kjo ka ndodhur që në QKUK, pra në repartin e Infektives të bëhet kaos nga numri i madh i të infektuarve.

Normalisht, me 200-300 teste në ditë të kryera nuk mund të arrijmë kurrë numrin e saktë të personave të prekur nga virusi.

Rritja e virusit që po ndodh përditë në Kosovë mund të kalopsoj edhe Shëndetësinë edhe komplet shtetin.

Në kohën kur Qeveria Kurti mori masat për parandalimin e virusit, u quan i madh e i vogël kundër tyre.

Lexo po ashtu:  Hamami i Hyrës

Tash kur numri është aq i lartë askush nuk merr përgjegjësinë.

Kryeministri aktual Avdullah Hoti me 17 mars kur ishte Qeveria Kurti kishte deklaruar se “duhet të shpallim gjendje të jashtëzakonshme”. Atëherë kishte vetëm 19 raste të infektuar dhe asnjë të vdekur.

Pastaj, me 18 prill kur kishte 480 të infektuar dhe 12 të vdekur kishte kërkuar zbutjen e masave të vendosur nga Qeveria Kurti.

E tash kur Kosova ka mijëra të infektuar, as që flitet për gjendje të jashtëzakonshme.

A i mbajnë mend deklaratat e tyre publike qeveritarët tanë, apo për shkak të inateve dhe përfitimeve personale e klanore i ndërrojnë sa herë që atyre iu konvenon?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *