Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, thotë se Shqipëria është e fundit në Europë, sa i takon numrit të ulët të testimeve në popullatë për Covid-19.

E thonë shifrat. Jemi shteti i fundit në Europë përsa u përket testimeve për 1 milion banorë. Me një diferencë shumë të madhe me shtetin e parafundit, Ukraina, e cila ka dyfishin tonë”, tha ai.

Në një intervistë në studion e lajmeve në TvT, Alimehmeti tha se është shumë e rëndësishme mbajtja e maskës, ashtu sikurse distancimi social për t’u mbrojtur nga Covid-19.

A është virusi aerogjen? Ky është diskutim i madh. Në mjediset spitalore, virusi mund të bëhet edhe aerogjen. Për të tjerat nuk ka prova përfundimtare. Ajo që kemi është distanca. Ajo është siguria më e madhe. Nëse këtë distancë nuk e respektojmë, atëherë duhet patjetër maska”, tha ai.

Sa i përket rasteve të reja dhe kapaciteteve spitalore, Alimehmeti tha se trendi është konstant prej disa javësh dhe nuk ka rrezik të kolapsit spitalor.

U bënë 3-4 javë që numrat mbeten njësoj. Disa dalin, të tjerë shtrohen. Ndërmjet 75-85 kanë qenë ratet e javëve të kaluara. Është ende larg arritjes së kapaciteteve spitalore”, tha ai.

Lexo po ashtu:  A ka ekzistuar vërtetë Atlantida? Teoritë kryesore rreth saj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *