Një djalosh 12 vjeçar, kënga e të cilit u bë hit në protestat kundër dhunës ndaj afro-amerikanëve nënshkroi një kontratë me një nga kompanitë më të njohura muzikore amerikane.

Kënga “I just wanna live” e Keedron Bryant u postua për herë të parë online një ditë pas vdekjes së George Floyd në Minneapolis dhe tashmë është publikuar dhe nga kompania Warner Records. Prezantimi përkoi pikërisht me datën që shënon fundin e skllavërisë qindra vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri në këto momente kënga ka marrë me miliona klikime. Ajo është shkruar nga nëna e 12 vjeçarit dhe këndohet nga djali “a capella”.

Lexo po ashtu:  “Mamaja ime shkoi në shtrat me Hitlerin”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *