Mjekja Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë thotë se është vendosur që maskat të bëhet të detyrueshme në ambientet ku ka shumë njerëz, biznese dhe ambientet e mbyllura, pritja në radha dhe se nëse kjo nuk respektohet do të vendosen gjoba. E ftuar në Report Tv, mjekja tha se ky vendim do të behet bëhet shumë shpejt i zbatueshëm, ndërsa shtoi se nuk pritet të ketë ulje të rasteve.

“Në ambientet e mbyllura do të jetë e detyrueshëm maska dhe do të ketë gjoba dhe do të bëhet këto ditë. Janë çështje të vendosura nga Komiteti Teknik që maska të bëhet e detyrueshme dhe kjo do të zbatohet sa më shpejtë. Kurba është e lartë por e qëndrueshme, ndërsa nuk pritet të ketë ulje të rasteve”, – tha anëtarja e Komitetit teknik.

Vendimi për bërjen të detyrueshme të mbajtjes së maskës i është sugjeruar këtij Komiteti që në nisje të pandemisë, si në rastin e disa vendeve, por u desh mjaft kohë që ekspertët shqiptarë të binden.

Lexo po ashtu:  Franck, në vitin 1534: Shqiptarët kanë sy të shndritshëm me ngjyra, mund të shohin më mirë natën sesa ditën - Ata nuk dinë të numërojnë mbi njëqind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *