Pas deklaratave të ashpra të Lulzim Bashës, vjen një reagim nga Edi Rama sa i takon debatit për listat e hapura.

Përmes një mesazhi në Twitter, kreu i qeverisë s’i ka kursyer ironitë sa i takon ofertës që lideri i PD-së theksoi se i kishte bërë Rama.

Kryeministri Rama ne Twitter:
Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja?Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë!
Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB,as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lëri sharjet e kërcënimet,sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!

Lexo po ashtu:  Ministri gjerman: S’ka ndryshim kufijsh, Kosova i ka plotësuar kushtet për vizat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *