Jada Pinkett Smith e ka pranuar se ka përjetuar një lidhje dashurie me këngëtarin e R&B, August Alsina. Partnerja e Will Smith gjithashtu konfirmoi se mes saj dhe të shoqit ka patur një periudhë ndarje.

Në “Red Table Talk”, ku nuk mund të mungonte as Will, Jada u shpreh se me August gjithçka nisi si miqësi e ngushtë, pasi këngëtari po vuante nga shëndeti mendor. Pinkett Smith i kishte ofruar gjithë ndihmën e nevojshme, në mënyrë që ta ndihmonte me sa mundej. Asokohe, martesa mes Jada-s dhe Will ishte në krizë dhe çifti po kalonin një periudhë kohe të ndarë.

“Nisa një lidhje me August”, ka konfirmuar më tej Jada. “Ndjeja shumë dhimbje. U mposhta nga dhimbja. Por, gjatë asaj lidhje, mësova se nuk mund ta gjesh lumturinë jashtë vetes…Mund ta them me siguri se bëmë gjithçka për të qendruar larg njëri-tjetrit, vetëm për të kuptuar këtë gjë”, ka thënë Jada duke iu drejtuar Will-it. Ajo ka shtuar se me lidhjen mes saj dhe August kishte zbuluar se ndjente një varësi ndaj njerëzve që u lipsej ndihmë.

Lexo po ashtu:  Nuk do ta besoni, Gjon Muharremi si i vogël ishte pjesë e Albanian's Got Talent

“Gjatë asaj lidhje përjetova pamaturi emocionale. Dhe kur unë vendosa që të rilidhesha me ty për të kuptuar më shumë rreth nesh, August vendosi të ndërpriste çdo komunikim me mua. Gjë që është mëse e kuptueshme”, është shprehur Jada duke iu referuar Will-it. E gjithë e vërteta u zbulua nga vetë çifti Smith, pasi August u shpreh në një nga intervistat e fundit se Jada-n e kishye dashur shumë dhe se i ishte dedikuar plotësisht lidhjes së tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *