Të shtunën çështja e Kosovës dhe dialogu me Serbinë u përfshinë në fushatën për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Kandidati demokrat, ish-zëvendëspresidenti Joe Biden, deklaroi pozicionin e tij rreth kësaj çështjeje të politikës së jashtme të SHBA-së dhe kritikoi administratën e presidentit Trump për mungesë të bashkëpunimit ndëratlantik.

“Historia na mëson se kur Shtetet e Bashkuara dhe Evropa udhëheqin së bashku mund t’u japim fund konflikteve dhe t’u hapim rrugë mundësive të reja për paqe dhe begati në Evropën Juglindore dhe përtej. Ky partneritet nuk ka qenë kurrë më i nevojshëm se sot dhe kërkon nga të gjitha palët që të punojmë së bashku drejt synimit tonë të përbashkët. Kërkon rolin udhëheqës amerikan dhe partneritet.

Lexo po ashtu:  Kryeministri i Republikës së Kosovës: Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në veri është e domosdoshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *