Ambasada e Kosovës në Vjenë njofton se Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka marr vendim që t’i pezulloj fluturimet në drejtim të Kosovës deri më 31 korrik.

Sipas ambasadës, vendimi hyn në fuqi nga data 16 korrik.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë, njofton se Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Austrisë me qëllim të frenimit të përhapjes së krizës shëndetësore të shkaktuara nga Coronavirusi (COVID-19), nga 16 korrik 2020 do të pezulloj të gjitha fluturimet në shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe fluturimet drejt dhe nga Prishtina. Kjo rregullore vlen deri më 31 korrik 2020”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, kompania ajrore gjermane Lufthansa ka njoftuar se nuk do të ketë fluturime për në vendet e Ballkanit Perëndimor deri në fillim të sezonit dimëror 2020/2021.

Përkundër kësaj, Lufthansa tha se do të ofrojë shërbime alternative për këto vende përmes partnerëve të saj.

Lexo po ashtu:  PËR BAJRAM - Ambasadori amerikan uron në gjuhën shqipe: Me Fat Fitër Bajrami!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *