Ish-këshilltari për Siguri i Donald Trump, John Bolton, sërish ka folur për idenë e ndryshimit të kufijve duke thënë se ka qenë politikë e Administratës së SHBA-së që nëse udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë pajtohen – të pajtohet edhe SHBA.

John Bolton, në një intervistë për BIRN Serbia, tha se Ricard Grenell nuk e di çfarë flet kur drejtoi akuzën se ishte ai ideator i një marrëveshje me kufij mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Klan Kosova.

“Pyetja që m’u bë dhe përgjigjja që dhashë ishte politikë e Administratës – që nëse palët mendojnë se pjesë e marrëveshjes së përgjithshme të ishte edhe rregullimi i territorit atëherë kjo kishte kuptim, Shtetet Bashkuara do të mbështesnin. Unë mendoj që kjo politikë është qasje e shëndoshë”.

“[Ish Sekretari i Shtetit i SHBA-së] Jim Baker dikur tha për mosmarrëveshjen izraelite-arabe: ne nuk mund të duam paqe më shumë sesa vetë palët. Nëse Kosova dhe Serbia do të binin dakord të të shkëmbenin territoret, si pjesë e një zgjidhjeje të përgjithshme, ne nga jashtë, qoftë nga Shtetet e Bashkuara apo gjetkë, në Europë, do t’u thonë atyre se zgjidhja nuk është e kënaqshme? Nuk mendoj kështu”.

I pyetur se Emisari Special i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richar Grenell, tha se kjo ishte ideja e tij, Bolton tha se ai nuk e di se çfarë flet.

Lexo po ashtu:  Kur Fan S. Noli nuk pranoi të quhej turk në SHBA

“Ai vërtet nuk e di se çfarë flet. Në kohën kur po flasim, europianët po e shikonin këtë opsion dhe shumë prej tyre kishin pikërisht të njëjtin mendim. Unë e kuptoj shqetësimin e të tjerëve në Ballkan se nëse ndryshohen disa kufij, të gjitha kufijtë janë në rrezik. Unë e kuptoj atë që ata thonë, por mendoj se frika është ekzagjeruar”.

“Dhe përsëri, shtrova pyetjen: cila është alternativa? Nëse vetë palët arrijnë një marrëveshje, a do të ndërhyjë Europa me të vërtetë duke thënë: “Jo, Jo, Jo, kjo zgjidhje nuk është mjaft e mirë për ne?” Nuk mendoj kështu. Për t’u thënë palëve nuk mund të shikoni në rrugë të ndryshme për të provuar dhe arritur një zgjidhje paqësore. Brenda Kosovës, brenda Serbisë, shkëmbimi i territorit do të ishte i diskutueshëm nga të dyja palët, megjithëse padyshim për arsye të ndryshme. Por nëse drejtuesit mendojnë se kjo ishte mënyra për të arritur një marrëveshje dhe mund të bindte parlamentet e tyre përkatëse, unë thjesht nuk mund t’i shoh të huajt që thonë se ne nuk do t’ju lejojmë ta bëni atë”.

Lexo po ashtu:  BE krijon draft listën e shteteve me të cilat do të hapë kufijtë, në të edhe Kosova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *