Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në emisionin Pressing të Televizionit 7, e ka komentuar deklaratën e ambasadorit zviceran, Jean Humbert Lebet, i cili ka thënë në Skenderaj se “po ndërton ujësjellësin ndërsa ju po paguani veteranë të rrejshëm”, përcjell MekuliPress.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Lekaj thotë se është e papranueshme deklarata e ambasadorit zviceran për veteranët dhe madje para qytetarëve të Skenderajt.
Tutje Lekaj thotë se Lebet është dashur të largohet pas asaj deklarate.

“Nuk është ambasadori për me u marrë me ato. Publikisht para qytetarëve është e pakuptimtë me e lidhë një investim me një temë të ndjeshme, me veteranët e luftës. Sikur t’isha ai që marrë vendime, sot ia kisha cu letrën e largimit”, ka thënë ministri Lekaj, transmeton Gazeta Express.
Ministri nga radhët e AAK’së ndihet i fyer për deklaratat e fundit të ambasadorëve në lidhje me korrupsionin.
“Një ambasador i di përgjegjësitë e tij. Janë bërë si fëmija. Kujt t’i teket të na thotë ckado edhe të mos kenë përgjegjësi mbi ata që e thonë”, ka thënë Lekaj.
“Fjala publike e një ambasadorit të thuhet para familjarëve të dëshmorëve është e dhimbshme”.
/MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress




