Një përballje e ashpër është zhvilluar mbrëmë në një emision televiziv, ku ishin të ftuar Melihate Tërmkolli nga LDK-ja, Tomë Gashi avokat dhe Faton Klinaku nga OVL-UÇK.
Gjatë debatit për Gjykatën Speciale ku është folur dhe për vrasjet e cilësuara politike, atmosfera ishte pak më e nxehtë aty.
Në një moment ishte duke folur Melihatja, ndërhynë Tomë Gashi, ndërsa Tërmkolli ishte e ashpër pasi e ndërpreu gjatë fjalës së saj.
“Tomë, a po ndalesh, a duhet me të ndalë”, tha ajo.
Tërmkolli tha se me u kthye përsëri në vitin 2015 përsëri ata deputetë e kishin votuar Gjykatën Speciale.