Nëse ka një gjë të sigurtë në kohën e pandemisë, një rregull thuajse universal, ky është keqraportimi. Kjo nisi që me vetë – përgënjeshtrimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndryshimin e udhëzimeve për të mbërritur në publikimin e lloj-lloj studimesh dhe analizash që kanë shtuar konfuzionin.

Bota vetë duket e papërgatitur me përjetimin e skenarëve parapokaliptikë, apo të një krize të përgjithshme, edhe ps prej dekadash ushqehet nga kinemaja me gjitjfarë sugjerimesh për një situatë të tillë.

Paqartësia e institucioneve e gërshetuar me lojën e zakonshme të mediave sociale dhe fakti se pandemia krijoi efektin shok mbi ciklin e një normaliteti konsumator relativisht të gjatë, duket se i kanë dhënë rrugë të gjitha ideve. Deri edhe negacionizmit të plotë të sëmundjes, apo mendimeve se ka një komplot. Një tjetër arterie që ushqen këto mendime është edhe thyerja e pritmërive të shkencës mjekësore. Të bombarduar me gjithfarë zbulimesh dhe studimesh për genetikën, njerëzit tanimë duhet të mësohen me ligjësinë se “progresi duket përherë më i madh nga sa është” dhe se përgjigjet që mendoheshin se do të ishin thuajse automatike, nuk po vijnë. Mjekësia e koronavirusit mund të quhet fare mirë mjekësi e luftës, që përshtat çdo mjet dhe koncept kundër virusit deri në zgjidhjen finale.

Lexo po ashtu:  Media, kjo regjisore "e realitetit"

Mirëpo nëse kjo është një defiçencë që ka të bëjë me kurimin e sëmundjes dhe edhe mirëkuptohet, ajo që ndodh me raportimin e simptomave dhe karakteristikave të saj është e pakutueshme. Nisi me përkufizimin si virus sezonal respirator, me komplikacione në mushkëri dhe sistemin gastrointestinal për të përfunduar tani në përkufizimin fatal se “CoVid-19 sulmon dhe shkatërron të gjitha organet”.

Nuk mund të ndash qartë nëse lexon mediat nëse dikush që preket nga virusi do të goditet në çdo organ, apo sipas individit diferencon edhe sëmundja. E njëjta situatë është edhe me imunitetin dhe vaksinë, ndërkohë që pakkush flet për ata që rikuperojnë nga sëmundja. Për pasojat e saj konkrete dhe llojin e komplikimeve kronike që lë. Në Shqipëri as që përmendet fare kjo kategori dhe as që hyjnë në llogaritë e sistemit shëndetësor ndonëse tanimë në botë po flitet për një peshë të shtuar në sistem dhe një dëme në cilësinë e forcës aktive të punës.

Ndonëse jemi në një nivel me mbarë botën në kuptimin e përvojës dhe përjetimit, jemi sërish ndër më pak seriozët lidhur me nxjerrjen e disa përfundimeve. Është tipike që nëse pak javë më parë po debatohej nëse koronavirusi kishte ardhur në dhjetor dhe ishte mohuar, fshehur, apo nuk ishte konstatuar, sot flitet për mosekzistencën e tij që në thelb e bën edhe më të fortë ngarkesën e panikut që mbahet gjallë edhe nga kaosi në raportim.

Lexo po ashtu:  Gazetarja serbe, mediave të Vuçiqit: Publikuan lajme të pavërteta për gjendjen në Kosovë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *