Muzika shpesh luan një rol të rëndësishëm në jetën e gjithsecilit prej nesh, dhe gjithashtu ndikon jo vetëm në trurin tonë por dhe në produktivitetin në punë. Shkenca na tregon disa mënyra sesi mund ta përdorim muzikën në avantazhin tonë.

Muzika përmirëson gjendjen tuaj. Kur dëgjoni muzikën që ju pëlqen, truri liron dopaminën neurotransmetuese, gjë që ju bën të ndiheni mirë dhe njëkohësisht zvogëlon stresin dhe ankthin.

Muzika gjithashtu mund të përmirësojë aftësinë për t’u përqendruar. Duke dëgjuar muzikë, ju mund ti kryeni më lehtë dhe më mirë punët që ju janë ngarkuar.

Muzika me tekst redukton performancën mendore, kjo pasi jo çdo muzikë është e njëjtë. Studimet mbi muzikën e sfondit në mjedisin e punës kanë treguar se muzika me tekst redukton performancën tonë mendore në punë, ndërsa muzika instrumentale mund të rriste produktivitetin tonë.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Bekim Jashari: Nuk do ta dekorojmë qytetin për festa, paratë shkojnë për familjet në nevojë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *