“Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë. Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të! Frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë që të flasim jo vetëm me paanësi, por dhe të sillemi ashtu! Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu qoftë!”
“Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve. Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë, jo ti bëjnë qejfin këtij e atij shqiptari.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë – sado e madhe në vetvete, është e vogël në shkaqet që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, dhe shumë herë pa e ditur as vetë përse, shqiptarët marin armët, hidhen, vriten. Por këta njerëz që vriten për interes e dokrra, frikohen e ftohen në u dashtë trimëri për ndonjë mendim të bukur, për ndonjë dobi të vërtetë, a për ndonjë të mirë të përgjithshme. Nuk kanë frikë nga plumbi, por dridhen nga Kadiu. Trimëria e vërtetë është ajo që vihet në shërbim të së Drejtës e Atdheut, në shërbim të dobisë së përgjithshme. Të tjerat janë punë egërsie e kafshërie, jo trimërie.”
“E vërteta është që shqiptarët janë fshatarakë, primitivë dhe të korruptuar, dhe çfarëdo që të bëjë njeriu, ky popull për vetëqeverim nuk ësht’ i zoti. Me gjith’ këtë, le të punojmë, pa illuzje edhe pa shpresë, për të shkuar kohën edhe për diletantizmë. Unë, të paktën, me këtë shpirt punoj, kur më teket.
Ju përshëndosh me zemër, Faik Konitza.”
/MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress