Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bashkëpunuar me brendin e modës “Escada” për të ndihmuar gratë në Kosovë.

Siç shkruan “hollyëoodreporter”, Rita dhe “Escada” kanë krijuar një çantë të veçantë në formë zemre e cila ka debutuar dje dhe do të kushtojë 1195 dollarë nëpër dyqanet e Escadas.

Brendi 41-vjeçar do të dhurojë 15 euro nga secila çantë që shitet për organizatën humanitare “Ëomen for Ëomen International” që ka synim të ndihmojë gratë viktima të luftës për të rikrijuar jetët e tyre, transmeton Koha.net.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Donacionet do të shkojnë për nismën e Orës që të ndihmojë viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.

Rita Ora ishte largua nga Kosova në moshën njëvjeçare, ndërsa për këtë medium ka thënë se ka lidhje të forta me vendlindjen.

“Kthehem sa më shpesh që mundem, është një vend shumë i rëndësishëm për mua”, ka thënë ajo që vjet më parë u shpall ambasadore e vendit nga ish-presidentja Atifete Jahjaga.

Lexo po ashtu:  Fjalët që një grua duhet t’ia thotë gjithmonë vetes

“Isha e nderuar vjet më parë me këtë titull nga ish-presidentja Atifete Jahjaga”, ka thënë ajo duke shtuar se do të kthehet në Kosovë në muajin prill për disa aksione humanitare me UNICEF-in.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *