Shkruan: Valon Rogova
Që zoti më ofroi punë, mund t’ju duket budallëk – nejse c’rëndësi ka si ju duket juve – por s’është budallëk. Rëndësi ka që kjo ndodhi, pra, zoti më ofroi punë. Por nuk e pranova ama.
Nuk pranova sepse, që ta dini ju, zoti më ofroi punë pa kontratë pune, me orar të tejzgjatur dhe – merreni me mend – paga 150 euro.
S’ka buxhet më shumë – tha. Nejse, e di që ka por si mistrec – punë shqiptari de – tha s’mundem më shumë.
Jemi sektor privat – tha – ti e din që qysh o gjendja. Po, po i thashë. Por megjithatë, e falenderoi sepse u tregua i sinqertë kur tregoi se ai paguhet më shumë.
Në fakt, s’ishte çështje page, arsyea pse s’pranova t’ju them drejtën. Do t’punoja edhe për 150 euro pagë sikur t’kisha një punë që do të mund ta bëj.
Ai më tha, puno si zyrtar për dhënie – marrje me publikun.
Një lloj punë që s’e bëj dot. Nuk di, s’mundem.
Në këtë çast, pra kur i thashë që s’mundem, pasoi një qetësi sikur n’varreza. U mbajt për ca sekonda zoti por s’u duru dot dhe i’a plasi të qeshurës, e më tha: ishte humor mor derrëzi, humor se çfarë pune, çfarë bakrraçi.
Zoti, përveq që kishte – siç e thashë më sipër – ca grimca shqiptarllëku (me konotacion negativ), ai, për më tepër, ishte dhe naiv.
Zoti, i gjithëdijshmi siç pretendojnë besimtarët që është, nuk e kishte idenë që, unë jam s’provu me k’so veprime kriminale të punëdhënësve.
Pasi që përfundoi së foluri, i bëra një pyetje: si ka mundësi që edhe ju – se me ju i’u drejtova e jo ti – të luash me ndjenjat e njeriut, në këtë rast me ndenjat e mija?
Luaj – tha – sepse m’lejon ti të luaj.
Ngaqë ky konstatim i tij më nxiti, e nxorra një nënpyetje të stilit Blendi Fevziu: ç’dmth m’lejon ti të luaj sepse nuk e kuptoj?
Po pra, tha, m’jep hapësirë ti prandaj dhe luaj.
Në përmbajtje – qëndron mirë – tha zoti. Djalë me kulturë. Por në esencë – tha – je keq.
Parimisht – tha zoti – ti dëshiron të ardhmën: por nuk e vënë re të tashmën. Ti nuk e dëshiron atë që ke, dhe për fat të keq, herë pas here, ti do atë që nuk ke arritur ta kesh. Kështu – pavetëdijshëm – po krijon brenda vetës një konflikt ndërmjet këtushmës dhe të tashmës, pra me fjalë tjera, aty ku nuk do të doje të ishe dhe të ardhmës së projektuar, aty ku do të doje të ishe.
I thashë: nuk është se nuk ke t’drejtë por…
Ti nuk mund t’jesh aty sepse s’je i gatuar për të qenë aty – tha.
Kosova nuk është një vend i lehtë për të jetuar, i thashë. E sidomos për dikë që dëshiron të jetojë mirë. Por, pavarësisht nga kjo, edhe kjo e ka “ilaçin” e vet. Mjafton të jesh tipi i duhur në këtë vend.
Tip i duhur për kë – pyeti zoti?
Për vetën apo për tjetrin – kushdo qoftë – apo partinë që të të mundësoi ty të jesh aty ku herë pas here do që të jesh?
Si mund t’jesh i mirë për tjetrin kur në fakt, në parim, s’je tip i duhur për vehtën?
O zot, i them gjithë revoltë: a e kupton mër që gjëja e parë që të mbijetosh në këtë vend, nuk duhet të jesh një tip që mendon.
Nuk ka asgjë për t’u habitur – i them – se askujt në këtë vend nuk i duhet një vartës që arrin të thellohet mbi punën, mbi fenomenet që e përbëjnë atë.
E më pas të reflektojë e të arrijë në konkluzione të pavarura.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Një njeri që mendon në mënyrë të pavarur mund të shikohet me dyshim dhe frikë nga pronari apo shefi.
Sepse një i tillë do të reflektojë, përveç të tjerave, edhe për urdhrat apo metodologjinë e punës së shefit dhe, në këto kushte, ky i fundit mund të mos ndjejë atë lloj sigurie që shumë nga ne shqiptarët e kërkojmë tek pushteti.
Një njeri që mendon, një punëdhënës, preferon më mirë ta lërë në ato pozita ku nuk mund të bjerë në pah truri i tij.
Shpesh, ndaj njerëzve të tillë, ushtrohet një presion i paparë, i fortë, i vazhdueshëm dhe kjo me qëllim të vetëm: ta demoralizojë.
Këto që m’i tha – thuaja vetës, e jo mua – më drejtohet zoti.
E pse ky popull nuk ngrihet ndaj padrejtësive që ndodhin ditë për ditë?
Si të ngrihet një popull i padrejtë ndaj të padrejtëve? Ata – tha zoti – të padrejtët, janë aty ku janë sepse i çuan ata/ato që janë po të padrejtë.
Frikacak e njerëz të humbur që përbijnë mbështymen e vet për hir të komoditetit personal. Njerëz të paskrupullt, pa marifet dhe që përpara pasqyrës dalin veç kur duan të zbukurohen e jo për t’bashkëbiseduar sepse ca nga ata – po e bënë – rrezikojnë të luajnë mend’sh.
Ti je gazetar – tha. Urdhëro, dil e pyeti: e zëmë sikur dole përpara pasqyrës dhe duhet me e pyet se ku është mbretëria jote, çfarë përgjigje mendon se do t’merrni?
Shumicës – me gjasë – do t’iu duket budallëk. Me të drejtë sepse një frikacak që është pa meritë aty ku është dhe që aty ku është, është sepse diti me i’u servilos mirë tjetrit – kushdo qoftë ai/ajo – pyetja i duket banale.
Në përmbajtje mund t’jetë banale por në esencë është shumë kuptimplote. Çet në pahë gjëra që një njeri i shitur tek partia e tek dreçi, nuk do t’dëshiroi ta shifte.
/MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress