Këshilli rajonal i Abruzzos votoi sot njohjen e Arbërishtes si gjuhë zyrtare të pakicave në këtë rajon të Italisë.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në facebook shkroi se i shpreh “Mirënjohje kryetarit të bashkisë arbëreshe të Villa Badessa, Simone Ballozo që inkurajoi dhe mbështeti konkretizimin e këtij vendimi tepër të rëndësishëm.
Meta theksoi më tej se është e rëndësishme mbrojtja e promovimi i kësaj trashëgimie të jashtëzakonshme kulturore arbëreshe, njëherësh dhe pasuri e përbashkët e dy vendeve. “Me kënaqësi të madhe mora vesh lajmin se Këshilli Rajonal i Abrucos votoi sot njohjen e arbërishtes si gjuhë zyrtare të pakicave në këtë rajon të Italisë. Mirënjohje Kryetarit të Bashkisë Arbëreshe të Villa Badessa, z.Simone Ballozo që inkurajoi dhe mbështeti konkretizimin e këtij vendimi tepër të rëndësishëm, që i forcon edhe më shumë marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me Italinë.
Është me rëndësi që trashëgimia e jashtëzakonshme kulturore arbëreshe, kjo pasuri e përbashkët e dy vendeve dhe popujve tanë, të mbrohet dhe promovohet.Gjuha arbëreshe që flitet prej shekujsh duhet të vazhdojë të jetojë, ndaj ne mirëpresimin njohjen e saj si gjuhë zyrtare të pakicave edhe në rajonet e tjera të Italisë ku jetojnë arbëreshët.”, shkroi më tutje Meta.