Prej 4 ditësh me mijëra shqiptarë janë bllokuar në kufirin me Greqinë në Kakavi në radhë kilometrike.

Gjatë pranverës, në mes të valës së parë të pandemisë, bizneset greke, drejtuesit e disa rajoneve në Greqi dhe qeveria greke kërkuan me ngulm nga Shqipëria krah të lirë pune përmes punësimit sezonal në sektorin e bujqësisë në Greqi. Kjo kërkesë u finalizua me marrëveshjen e 2 majit 2020, që parashikonte punësimin e gati 10.000 shqiptarëve gjatë kësaj kohe.

I nevojiten shqiptarët Greqisë si krah i lirë pune, por jo si njerëz që duhen trajtuar me dinjitet e që u respektohen të drejtat. Kështu, pavarësisht radhës së gjatë dhe pritjes sfilitëse disa ditore të mijëra njerëzve, Greqia mbyll edhe kufirin gjatë natës.

Nga ana tjetër, nuk shohim asnjë notë proteste nga qeveria shqiptare ndaj këtij trajtimi, nuk shohim as të marrë masa për nevojat bazike që kanë familjet që po qëndrojnë me ditë në radhë.

Gjithë kjo situatë ka prodhuar edhe aksidentin e parë fatal. Siç raportojnë mediat, një ambulancë ka aksidentuar për vdekje një fëmijë që priste në radhë të kalonte kufirin. Tmerr. Ky aksident tragjik nuk do kishte ndodhur po të mos kishte ndodhur keqtrajtimi në kufi nga pala greke dhe shpërfillja disa ditore e qeverisë shqiptare ndaj të drejtave dhe nevojave të qytetarëve të vendit.

Lexo po ashtu:  Është e kotë të përpiqesh të bindësh me argumentë atë që merr para për të qenë kundër teje.

Dinjiteti dhe jeta e qytetarëve të Shqipërisë është ajo çka kjo qeveri ka shitur lirë kohë më parë. Duhen marrë masa urgjentisht!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *