Të shkretët emigrantë shqiptarë në Greqi.

Kur u kthyen në Shqipëri, gjatë kohës së fillimit të pandemisë, u bllokuan për ditë të tëra në Kapshticë – se do na sillnin infeksionin…

Kur shkojnë sërish në Greqi, po bllokohen në Kakavijë, po me ditë të tëra, mijëra syresh.

Sigurisht ndikon racizmi i famshëm antishqiptar, por si pretekst i bllokimit përdoret sërish infeksioni, fakti se qeveria e Shqipërisë, njësoj si ajo e Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë, ka dështuar rëndë me administrimin e pandemisë.

Truthari ministër i brendshëm i Shqipërisë paska thënë “le të informohen për udhëtimin para se të nisen”. Aleksandër “Mari Antoinette” Lleshaj.

Ndërsa zv.ministri i jashtëm i Shqipërisë, me siguri është i zënë duke sekseruar me Grenellin ndonjë “marrëveshje historike”. Genti “Baton Haxhi” Cakaj.

Ramës shyqyr që i shpëtoi Erioni, e tani ka kush ia shan e kërcënon gazetarët.

Në vend se të marrë masa që së paku duke pritur në radhët kilometrike emigrantët të kenë ndihmën, mbështetjen dhe koordinimin e organeve të sigurisë dhe atyre shëndetësore, t’u çojë të paktën ujë e ushqim, Rama shkon shkruan status se si qenka çmendur bota që bën teste dhe se si është e mençur Shqipëria që s’bën teste. Dhe i gëmushet ndonjërit që e kritikon nga ajfoni, si duket Rama kritikat i pranon vetëm nga Nokia 3310. Klloun.

Lexo po ashtu:  Vuçiq: Për Kosovën do të na bëjnë presion që të humbim

Për emigrantët s’i plas kujt në këtë qeveri. As sa për sy e faqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *