Larot e Pendës
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Nga Faik Konica, Botuar më 1923.
“Në kohërat e shkuara ka patur në Francë një soj njerëzish që quheshin ‘valets de plume’, domethënë ‘hyzmeqarë të pendës’.

Në Shqipëri, ku rastet e historisë dhe aspak dëshira e popullit, e çliruan vendin, leu një zanat i çuditshëm, më i poshtër se ai i ‘hyzmeqarëve të pendës’.
Gjithë ata njerëz të cilët, po të kishte mbetur Shqipëria siç ka qenë, do të ishin bërë ‘laro’, domethënë njerëz të paguar për të ndihur në vrasje e në grabitje, mbeten sot pa punë; dhe që të mos rrinë pa bukë, ndërruan formën e veprimit të tyre, dhe nga ‘laro të pisqollës’ u bënë tani ‘laro të pendës’.
Domethënë i japin me qira pendën e tyre të mykur çdo njeriu i cili u hedh një urdhër.”




