Industria e naftës dhe produkteve hidrokarbure duke se është drejt rënies në shkallë globale. Tashmë edhe kompanitë kryesore në treg po flasin për tërheqje të investimeve dhe për mundësinë që burime shumë të mëdha hidrokarbure nuk do të shfrytëzohen ndonjëherë.

Bloomberg sjell së fundmi një panoramë të kësaj situate që pakkush mund të kishte parashikuar. Shembulli më domethënës: ishujt Falkland ku Britania e Madhe dhe Argjentina dikur u përplasën ushtarakisht.

Sot, një dekadë pas zbulimit të 1.7 miliardë barrelave naftë krudo, asgjë nuk ka lëvizur nga vendi. Ndryshimet e mëdha në politikat e energjisë si dhe fakti se çmimi i hidrokarbureve pritet të bjerë përherë e më shumë, janë faktorë përcaktues për kompanitë kryesore. Sado ironike të tingëllojë, por situata mund të shkojë deri në pikën saqë nxjerrja e naftës të mos mbulohet dot me çmimin e shitjes.

BP njoftoi në fillim të gushti se nuk do të bëjë më kërkime në ndonjë vend  tjetër. Sipas Rystad Emergy As, një kompani konsulence, është e pritshme që 10% e burimeve të shfrytëzueshme të maftës – 125 miliardë barrela – pritet të mos përdoren.

Lexo po ashtu:  Masa të reja në mbarë botën pas variantit të ri të coronavirusit

Një arsye e madhe në këtë krizë ekzistenciale për sektorin është kërkesa për uljen e emetimeve në atmosferë. Në këtë kuadër ka një seri projektesh që preken drejtpërdrejt duke nisur që nga Brazili, Angola, Gjiri i Meksikës, deri në Alberta të Kanadasë.
Ndërkohë që dhe një vend si Arabia Saudite ka kohë që po përpunon plane për diversifikimin e ekonomisë së vet, bazuar kryesisht mbi industrinë nxjerrëse të naftës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *