Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

STV përmes një deklarate theksoi se punonjësve të televizionit u kërkohet të mos e instalojnë aplikacionin e përmendur në telefonat celularë që përdorin për të hyrë në e-mailin zyrtar

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Televizioni shtetëror i Suedisë (STV) ua ka ndaluar punonjësve të tij të përdorin aplikacionin TikTok të kompanisë kineze ByteDance në pajisjet zyrtare, transmeton AA.

STV përmes një deklarate theksoi se punonjësve të televizionit u kërkohet të mos e instalojnë aplikacionin e përmendur në telefonat celularë që përdorin për të hyrë në e-mailin zyrtar.

Ata që kanë instaluar më parë aplikacionin janë të detyruar ta fshijnë atë, siç thuhet, për sasinë e të dhënave që TikTok mbledh, më shumë sesa është e nevojshme.

Senati i SHBA-së miratoi një ligj javën e kaluar me të cilin ndalon nëpunësit civilë të shkarkojnë dhe të përdorin aplikacionin TikTok.

Lexo po ashtu:  "Vuçiqi i Serbisë" - Osmani në Samitin e Brdo-Brijonit: Rreziku vjen nga Serbia, do të fuqizojmë ushtrinë për të mbrojtur çdo centimetër të territorit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *