Dashuria, ajo e vërteta, që ju shoqëron çdo ditë dhe që ju ngjall në momentet më të trishtuara, është ëndrra e të gjitha grave.

Sigurisht, gjetja e partnerit ideal nuk është e lehtë dhe shpesh përballeni me një lamtumirë të papritur. Por nëse keni ndjenjën se për ju, që jeni një grua e fortë dhe veçanërisht empatike, ky kërkim është pothuajse i pamundur, ndodh sepse ndoshta keni një anë të personalitetit tuaj të veçantë që ju bën të ndryshoni nga të tjerat.

Për ju që jeni empatike, është më e lehtë të kuptoni ndjenjat dhe qëllimet e atyre që janë përreth jush, ju e dini atë që dëshironi dhe për ju partneri ideal duhet të jetë besnik dhe i sinqertë, ai duhet t’ju bëjë të ndjeni mbështetjen e vet. Jo, një aventurë e thjeshtë nuk është e mjaftueshme, ju keni nevojë për shumë më tepër. Ju dëshironi të jetoni një marrëdhënie të qëndrueshme dhe që mund t’ju japë vazhdimësi me kalimin e kohës, por është e vërtetë, jo të gjithë burrat e kërkojnë këtë në një grua. Kjo është arsyeja pse mund të mos jetë e lehtë për ju të gjeni partnerin e duhur:

  • ju pëlqen sinqeriteti. Ju nuk pranoni gënjeshtra sepse ju jeni të parat që nuk e  të vërtetën. Nëse përballeni me një situatë, ju preferoni ta bëni atë me ndershmëri;
  • bëni shumë pyetje. Ju pëlqen qartësia dhe për këtë mund të keni një mijë pyetje për të bërë mashkullit tuaj gjatë marrëdhënies;
  • dashuria juaj është unike. Empatia juaj ju bën të doni tjetrin pa kushte dhe kjo ndonjëherë mund të frikësojë personin tjetër;
  • jepni gjithçka. Ju nuk njihni kufij dhe jepni gjithë intimitetin tuaj, kështu që prisni të njëjtin qëndrim nga partneri juaj;
  • ju doni të ndjeheni të kënaqura. Një grua empatike si ju, jo vetëm që ka nevojë për aktivitet intensiv nën çarçafë, por edhe të ndjehet e plotë nga pikëpamja emocionale;
  • ju doni hapësirat tuaja. Një grua si ju nuk ju pëlqen të ndjehet e kufizuar: ju dëshironi absolutisht hapësirat tuaja dhe nuk mund të pranoni pengesa ose kufij;
  • jeni e sinqertë. Të kesh një lidhje me ju do të thotë të jetosh me një grua jashtëzakonisht të sinqertë, për mirë ose për keq. Sidoqoftë, për shumë burra mund të jetë e vështirë të pranohet;
  • merrni gjërat personalisht. Ju jeni të ndjeshme dhe emocionale, kështu që mund të ndjeheni kollaj të lënduara nëse dikush ju prek. Ju nuk mbani mëri dhe jeni të gatshme të pranoni një ndjesë, megjithatë pak burra pranojnë gabimet e tyre. / meb.al
Lexo po ashtu:  Të flini ne një krevat me fëmijët nuk është më një gabim; studimet tregojnë përfitimet që do të keni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *