Nga Gani Mehmetaj

Si ka nis të shpërfytyrohet qyteti mesjetar i Pjetër Spanit dhe Vicianumi i dikurshem?

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, në kohën e pandemisë u drejtohet qytetarëve përmes ezanit të xhamisë, mu si në mesjetën e hershme shkretinore. Kurrë nuk ka ndodh në territoret shqiptare që zyrtari i shtetit t’u drejtohet qytetarëve përmes ezanit e xhamisë.

Nuk e di ai ç’është radioja e televizioni, nuk e di as ç’është komunikata zyrtare.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë e financon Bashkësinë Islame të qytetit duke ia paguar çdo varrim dhe ritualet fetare me para të shtetit.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë është angazhuar për ndërtimin e Qendrës Islamike, duke e shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Pati shumë reagime të qytetarëve ndaj këtij angazhimi islamik, sepse Vushtrria ka aq shumë prioritete të tjera, ka papunësi të madhe, varfëri të skajshme, mjerim të pafund sa të ndërtosh qendër islamike për të rinj, në kohën kur të rinjtë po ikin në Perëndim.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë ka bërë vepër penale, ka shkelur kushtetutën e Kosovës dhe ligjet për neutralitetin e shtetit ndaj feve.
Prandaj me të drejtë pritet reagimi i shtetit të Dardanisë dhe reagimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse ai ishte kandidat i kësaj partie.

Lexo po ashtu:  Borrell: Rusia i ka shkelur ligjet e luftës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *