Kompania e sigurimit Swiss Re ka analizuar 616 qytete rreth botës dhe potencialin e tyre që t’ju ndodh një katastrofë natyrore. Çdo qytet renditet në bazë të gjasave të ketë tërmet, stuhi, cunami ose vërshimë. Për çdo tip të fatkeqësisë Swiss Re përpiloi një skenar ekstrem në të cilin çdo mbrojtje dështon dhe pasojat njerëzore dhe ekonomike janë katastrofale.

Ja lista e qyteteve më të rrezikuara në botë:

10. Teheran, Iran – 15.6 milionë njerëz do të mund të vdisnin

Teherani gjendet në rrafshnaltë të madhe kështu që e tërë popullsia është në rrezik nga tërmeti.

9. Los Anxhelos, SHBA – 16.4 milionë banorë do të mund të vdisnin

Los Anxhelos, si dhe pjesa më e madhe e Kalifornisë gjenden në rrafshnaltën San Andreas, që e bën njërin prej qyteteve më të ekspozuara ndaj tërmetit. Pothuajse 14.7 milionë njerëz çdo ditë janë të ekspozuar ndaj tërmetit.

8. Shangaj, Kinë – 16.7 milionë njerëz do të mund të vdisnin

Lexo po ashtu:  Simulimi i konfliktit bërthamor SHBA-Rusi, 18 milionë të vdekur/orë

Qyteti më i populluar i Kinës gjendet në deltën e lumit Jangce, që paraqet rrezik të veçantë nga vërshimet si pasojë e tajfunit ose stuhisë.

7. Kalkuta, Indi – 17.9 milionë njerëz do të mund të vdisnin

Kalkuta gjendet në afërsi të deltës më të madhe lumore në botë, që e bën veçanërisht të ekspozuar ndaj vërshimeve. Sistemi i ujësjelljes është 140 vjet i vjetër dhe shtrihet nëpër gjysmën e qytetit.

6. Nagoja, Japoni – 22.9 milionë njerëz do të mund të vdisnin

Në Japoni qytete shumë të mëdha gjenden në Unazën e zjarrtë, dhe bëhet fjalë për territore aktive që janë përgjegjëse për 90% të tërmeteve botërore.

5. Xhakarta, Indonezi – 27.7 milionë njerët do të mund të vdisnin

Kur bëhet fjalë për katastrofat natyrore, mungesa e planifikimit të drejtë është fenomen i rrënjosur thellë në Xhakartë. Shiu dhe mungesa e kanaleve, si dhe fakti që 40% e qytetit gjenden nën nivelin e detit, janë arsyet kryesore për vërshimet e shumta.

4. Osaka, Japoni – 32.1 milionë njerëz do të mund të vdisnin

Lexo po ashtu:  Populli shqiptar e gjuha shqipe janë të paktën 6 mijë vjet të vjetër

Tërmeti i madh Hanshin shkatërroi Osakën. Edhe një tërmet i tillë mund të ndodh, dhe qyteti të mos jetë i pregaditur për të.

3. Delta e lumit Margaritar, Kinë – 34.5 milionë njerëz do të mund të vdisnin

Në këtë deltë gjenden qytetet e mëdha Shenzhen, Hong-Kong, Donguan dhe Makao. Ky është lokacion që gjendet në vendin e parë sipas rrezikut nga stuhia.

2. Manila, Filipinet – 34.6 milionë njerëz do të mund të vdisnin

Manila ndoshta ka pasur fat në supertajfunin Hajan, duke shmangur më të keqen që stuhia mund të shkaktojë, por herën e ardhshme ndoshta nuk do të jetë aq me fat. Pothuajse gjysma e popullsisë së Manilës gjendet në rrezik nga tërmeti sepse qyteti është i ekspozuar ndaj erërave të shpejta dhe stuhive të rënda.

1. Tokio, Jokohama – 57.1 milionë njerëz do të mund të vdisnin

Ky rajon gjendet në rrezik të madh për çfarëdo katastrofe natyrore – tërmete, monsune, vërshime dhe cunami. Pothuajse 80% e popullsisë është e ekspozuar ndaj rrezikut prej tërmeteve të mëdha.

Lexo po ashtu:  Gënjeshtrat që ndryshuan botën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *