Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë. Megjithatë në javën e fundit është shënuar një rënie e lehtë e rasteve.

Po ashtu edhe numri i të shëruarve është rritur dhe vetëm ditën e djeshme janë shëruar 197 pacientë.

Deri më tani numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 8.346, kurse numri i rasteve aktive është 3.534.

Nga fillimi i pandemisë me 13 mars kur edhe u shënuan rastet e para me coronavirus, numri total i rasteve pozitive është 12.337 nga 46.907 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 457 raste të vdekjes.

Lexo po ashtu:  Ja pse duhet hequr taksa...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *