“Kam kaluar 33 vjet e katër muaj në shërbimin ushtarak aktiv”, shkroi dikur një veteran amerikan me emrin Smedley Butler, “dhe gjatë asaj periudhe kam kaluar pjesën më të madhe të kohës si “muskul” i klasit të lartë për bizneset e mëdha, Uoll Stritin dhe bankierët”.

Butler kishte luftuar në të ashtuquajturat Luftërat e Bananeve të fillimshekullit të 20-të, kur ushtria amerikane dërgoi trupat në jug, në Amerikën Qendrore, për të mbajtur të paprekura interesat e veta të biznesit atje.

Ishte një kohë kur punëtorëve të keqtrajtuar në të gjithë Amerikën Qendrore u kish ardhur në majë të hundës, me orë të gjata pune në kushte të vështira, për një pagë sa për të mbajtur frymën. Punëtorët filluan të bëjnë zhurmë. Disa u hodhën në grevë. Disa bashkuan forcat dhe filluan të organizojnë rebelime për të luftuar për kushte më të mira.

Por për qeverinë amerikane, të gjitha këto luftime për liri ishin të këqija për biznesin. Kompanitë si United Fruit Company kishin interes për mbajtjen e plantacioneve ë Amerikën Qendrore – dhe kështu ata thirrën ushtrinë amerikane për të goditur ata që po prishnin sistemin.

Lexo po ashtu:  Si u mposhtën serbët me 9 dhe 10 prill në Koshare, ja rrëfimi i ushtarit të “Cobrave”

Butler dhe ushtarë të tjerë si ai u dërguan në Amerikën Qendrore për të luftuar në Luftërat e Bananeve. Kur një rebelim në Republikën Domenikane, për shembull, dëmtoi një plantacion të kallam sheqerit në Amerikë, trupat amerikane u dërguan atje në fillim të vitit 1916. Ata morën një kështjellë të vogël të quajtur Fort Ozama, vranë burrat brenda saj dhe krijuan një prani ushtarake për të mbrojtur interesat e tyre të biznesit.

Trupat gjithashtu u vendosën në Haiti për të shuar rebelimin e kakaos në vitin 1915, pjesërisht për të mbrojtur interesat e kompanisë Haitian-American Sugar. Ushtria e SHBA qëndroi atje edhe pas përfundimit të luftës, duke patrulluar rrugët e Haitit dhe duke u siguruar që askush nuk dilte jashtë linje.

Dhe në Honduras, ku United Fruit Company dhe Standard Fruit Company ishin të shqetësuara për shitjet e bananeve, ushtria amerikane marshoi në shtatë raste të veçanta gjatë gjithë shekullit të 20-të. Ndonjëherë ushtria u thirr për të shtypur sulme, herë të tjera për të ndalur revolucionet – por çdo herë, ajo ishte atje për të ndihmuar lulëzimin e biznesit.

Lexo po ashtu:  23 vjet nga sulmi i dytë në familjen Jashari

Qindra ushtarë amerikanë dhe mijëra vendas vdiqën në Luftërat e Bananeve. Grevat dhe revolucionet u shtypën dhe u zhdukën – të gjitha ndërsa fitimet e kompanive u ruajtën.

“Unë mund t’i kisha dhënë Al Capones disa këshilla,” shkruante Butler. “Më e mira që ai mund të bënte ishte të vepronte si mbrojtës në tre lagje. Unë kam operuar në tre kontinente”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *