Dy ditë pasi kryeministri grek Alexis Tsipras deklaroi se sjellja e qeverisë shqiptare me pronat e banorëve të Himarës do të kushtëzojë qëndrimin e Greqisë për hapjen e negociatave për Shqipërinë, kreu i qeverisë shqiptare është përgjigjur me atë që di të bëjë më mirë: të fajësojë të tjerët. Ai ka nxjerrë kryetaren e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Ermonela Felja që të flasë për një rrezik të shtuar ndaj Shqipërisë nga faktorë të huaj.  

Në interesat tona për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian në jo pak raste ka gjetur kundërshti nga fqinjët. Asnjë gjë nuk duhet anashkaluar. Secilit fakt, secilës ndodhi unë besoj se duhet ti japim seriozitetin dhe vlerën e duhur

tha Felaj. Nuk dihet nëse prononcimi i zonjës ia shton seriozitetin situatës apo ja heq. Por ky mesazh shkon në linjë me përpunimin e idesë se vendi ynë i ka plotësuar të gjitha, por janë armiqtë që nuk e lë të përparojë. Felaj shton edhe një fjali tjetër në intervistën për Ora-News:

Lexo po ashtu:  Qeveria Kurti planifikon që t'a rrisë numrin e inspektorëve nga 35 në 400, vendimi mirëpritet nga shqiptarët e Kosovës

Ka një narrativë të shtuar proruse pas çdo dite proteste të opozitës, edhe kjo nuk është e natyrshme aspak

Propaganda qeveritare ka prekur fundin me këto poza që nuk janë as qëndrime. Me rrezikun rus në njërën anë dhe rrezikun grek në tjetrin. Qeveria e zero problemeve me fqinjët po përjeton fazën e të qenit problem ngado. Edhe sikur të jetë e vërtetë kjo që thotë zonja, qeveria do ta kishte shumë të lehtë të bindte shumëkënd se sulmet ndaj saj janë artificiale në kushtet kur kërkesat janë përmbushur. E kundërta është e vërtetë dhe këtë e thonë edhe dokumentet ndërkombëtare, e thotë situate në vend, vjedhja, hajnia dhe korrupsioni, vrasjet në mes të ditës dhe paraliza institucionale. Është e pashpjegueshme objektivisht kjo shurdhëri e qeverisë, ndaj mënyrammë e mirë për të kuptuar sjelljen e saj është analiza karakteriale. Është ky kryeministër siç është që I jep krizës këto dimensione, pasi përndryshe rrjedhja do ishte krejt tjetër.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *