Zëri është një “mjet” shumë i rëndësishëm i njeriut., një pasuri. Po u përdor mirë, krijon një univers të tërë plot ndjeshmëri dhe mirësi. Po u përdor keq zëri, prodhon frikë, pasiguri dhe pandjeshmëri. Të gjithë kujtojmë ndjesinë e frikës dhe zhbërjes kur kemi dëgjuar zërin e hidhur apo të bërtiturën, e një prindi apo mësuesi duke na etiketuar, apo ironizuar apo duke na sharë.

Përse të trajtohet zëri pa kujdes? përse të bërtasim, përse të ngremë zërin pa shkak dhe tu mësojmë fëmijëve të njëjtën gjë, të bërtasin edhe ata, e jo ta trajtojnë zërin me butësi. Përse të keqtrajtojmë këtë dhuratë të mrekullueshme, që është zëri jona. Për pak vullnet, për pak përmbajtje u a ngecim zërin në “grykë” fëmijëve, ashtu siç ka ndodhur me ne.

Të pranojmë sfidën dhe të fillojmë të rigjejmë tingullin e zërit tonë, për ti ndihmuar fëmijët të gjejnë pafundësinë e mundësive të zërit të tyre.

Ti udhëheqim drejt respektit të kësaj dhuntie të pakrahasueshme komunikimi dhe takimi. Nuk është vetëm parandalim i çrregullimeve të zërit në fëmijëri, është akt dashurie dhe kurajo, sepse asgjë tjetër si zëri, nuk mund të nxjerrë pjesën tonë më intime, duke zbuluar botën tonë afektive me të cilën “ushqehet” njeriu në çdo moshë. Shqetësimet e zërit në fëmijëri duhet të parandalohen. Është detyrë e të rriturve, e prindërve dhe edukatorëve ta parandalojnë dëmtimin.

Lexo po ashtu:  Si ta mbani dashurinë gjallë me partnerin edhe pasi të bëheni prindër? Disa këshilla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *