Nga Çajupi
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Bretkosa sa një ve,
pa nje ka sa një deve
dhe nakari nuk’ e la,
desh të trashet sa një ka.
Kur vu këtë gjë ndër mënd,
vate u shtri ndë një vënd
duke ngrën e duke pirë,
që të fryhet sa më mirë.
— Shihni, shihni, sa u rrita, —
thërrit e thoshte përdita.
— Mos u mburr’ e mos u mbaj, –
i thoshnë shoqet e saj.
— Shihni, nukë jam sa demi?
— Jo! — Shikoni. — Jo, të themi.
— Pa shikoni këtë bark
si të kaut. — Jo, je lark! —
Bretkosa, nga marasi,
u fry, u fry gjersa plasi.

Shumë njerëz ndë këtë botë
thone se janë te zote;
si bretkosa mendohen
mburren e lëvdohen.




