Ekspertët kanë shpjeguar pse disa njerëz mund të hezitojnë të ndajnë rezultatin e tyre pozitiv të testit të koronavirusit edhe pse kjo mund të jetë e rrezikshme.

Nëse keni rezultuar pozitiv për Covid-19, ka udhëzime që duhet të ndiqni për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe të të tjerëve. Një hap i rëndësishëm është të njoftoni çdo njeri që keni pasur kontakt.

“Është thelbësore t’u tregoni të tjerëve nëse jeni pozitiv për Covid-19 për shkak të natyrës shumë ngjitëse dhe vdekjeprurëse të virusit”, tha Becky Stuempfig, një terapiste në Kaliforni.

Duke vënë në dukje se është quajtur “armiku i padukshëm”, ajo tha se duke mos informuar të tjerët, jetë të pafajshme vihen në rrezik dhe mund të ketë një efekt shumë të madh kudo.

Megjithatë ka shumë histori të individëve që kanë rezultuar me koronavirus që presin orë ose ditë për të informuar të tjerët për diagnozën e tyre ose që vendosin të mos e ndajnë informacionin derisa të shërohen. Secili individ mund të ketë arsyet e veta për të mos treguar rezultatet e testit ose diagnozën e tij me të tjerët, por ka disa shpjegime të zakonshme për heshtjen. Më poshtë, Stuempfig dhe ekspertë të tjerë të sjelljes ndajnë disa nga arsyet pse njerëzit mund të mos i tregojnë askujt se kanë rezultuar pozitiv për Covid-19 dhe si mund të inkurajojmë më shumë transparencë.

Është një diagnozë emocionale

“Kur një person teston pozitiv për Covid-19, ai mund të përjetojë një valë emocionesh që fillojnë nga shoku ose mosbesimi deri tek zemërimi, pasiguria, faji, turpi, konfuzioni, paniku, frika, trishtimi, shqetësimi për të ardhmen e tyre, shqetësimi për familjen e tyre dhe kështu me radhë ”, tha Stuempfig. Meqenëse shumë njerëz që rezultojnë pozitivë për Covid-19 janë asimptomatikë, kjo vetëm shton pasigurinë dhe konfuzionin kur marrin rezultate pozitive.

Kjo gamë e ndjenjave mund t’i lërë njerëzit të ngrirë ndërsa përpiqen të përpunojnë atë që ka ndodhur. Mund të jetë joshëse të shmangni realitetin dhe thjesht të mos bëni asgjë, madje dhe duke ditur që dorëzimi ndaj këtij tundimi mund të jetë i dëmshëm.
“Pavarësisht se cili mund të jetë reagimi fillestar i një personi, gjëja e rëndësishme për të bërë është të përqendrohemi në hapat e nevojshëm për të ecur përpara, për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të atyre që i rrethojnë,” tha Laura Boxley, neuropsikologe në Qendrën Mjekësore të Wexner, Ohio.

Lexo po ashtu:  Kurti: Më ftuan për të bërë marrëveshje para marsit 2023, për atë shkova në Bruksel – nuk është hera e parë që kemi mospajtime me Borrellin

Ekziston një frikë e gjykimit
Një faktor tjetër i madh që mund të çojë disa për të shmangur ndarjen e diagnozës së tyre është frika e gjykimit, e cila mund të shtojë stresin e të pasurit Covid-19.
“Në një mjedis ku jo të gjithë e marrin seriozisht përhapjen e virusit dhe disa refuzojnë të respektojnë masat e marra, ekziston një ndjenjë faji dhe frike nga ajo që mund të thonë të tjerët.” tha Zainab Delawalla, një psikolog klinik në Atlanta.
Ai tha se në këtë atmosferë, edhe dikush që ka marrë masat e nevojshme paraprake mund të ndjejë sikur do të gjykohet ashpër dhe do të fajësohet për veprimet ose mosveprimet e tyre dhe për këtë arsye hezitojnë t’u tregojnë të tjerëve se janë pozitivë.
Ndërsa ju mund të jeni duke bërë më të mirën tuaj për t’iu përmbajtur udhëzimeve të shëndetit publik, përsosmëria është një standard jorealist dhe ka akoma faktorë rreziku që nuk janë në dorën tonë. Stuempfig tha se ne mund të bëjmë gjithçka siç duhet dhe prap të infektohemi prabdaj duhet të ndalojmë së gjykuari të tjerët pasi veprime të tilla shërbejnë vetëm për të çuar më tej stigmën dhe frikën rreth këtij virusi.

Ata mund të ndiejnë një ndjenjë turpi
“Kur një person rezulton pozitiv për koronavirusin, ai mund të fillojë të mendojë se është i rrezikshëm apo i dëmshëm.” tha Saniyyah Mayo, terapist në Los Anxhelos.
Njerëzit gjithashtu mund të bëjnë që të infektuarit të fajësojnë veten për rezultatet e tyre pozitive dhe të ndiejnë turp për sjelljen e tyre, edhe nëse ata i ndiqnin udhëzimet e shëndetit publik mjaft mirë.

Lexo po ashtu:  Mos debato me gomerë!

“Kjo përvojë për fat të keq ka krijuar një stigmë të fortë që lidhet me testimin pozitiv për Covid-19”, shpjegoi Stuempfig.
Ajo tha se për shkak të natyrës afatgjatë të kësaj pandemie, për fat të keq do të ketë një ndikim të keq në shëndetin tonë mendor dhe fizik. Mund të thellojë ankthin, depresionin dhe izolimin që tashmë është aq i spikatur gjatë kësaj pandemie.
“Është e zakonshme të ndiheni në siklet për shkak të ekspozimit ndaj virusit dhe ndoshta ekspozimit tek të tjerët. Do të ishte shumë më keq të mbajmë këtë informacion dhe të kontribuojmë në përhapjen e mundshme të sëmundjes,” tha Boxley.

Ka implikime financiare

Kudo nëpër botë është vënë re se shumë njerëz kanë humbur punën e tyre për shkak të pandemisë. Jo të gjithë kanë një punë që i lejon ata të punojnë nga shtëpia ose të marrin ditë pushimi kur janë të sëmurë. Kjo ka krijuar disa situata shumë të rrezikshme pasi disa punëtorë vazhdojnë të shkojnë në punë edhe pasi të jenë infektuar.
“Shumë njerëz përjetojnë një dilemë morale në lidhje me nevojën për t’u kthyer në punë ose për t’u kujdesur për anëtarët e familjes së tyre.” tha Stuempfig.

Për më tepër, ata mund të mos kenë burime financiare për të qëndruar dy javë në karantinë. Kjo është më shumë për personat asimptomatikë të cilët ndihen mirë dhe nuk e shohin rrezik të shkojnë në punë.

Mohimi është tundues

“Ne të gjithë kemi prirjen të dëshirojmë të shmangim gjërat që provokojnë mendime dhe ndjenja negative, kështu që është normale që njerëzit që testojnë pozitiv të dëshirojnë të vazhdojnë thjesht në jetën e tyre të përditshme, veçanërisht nëse janë asimptomatikë.” tha Boxley. “

Ajo tha se Covid-19 është një armik i komplikuar, i padukshëm dhe në këto situata është e rëndësishme të merren masa afatgjata dhe mos të mendosh vetëm për momentin.

Stuempig vuri në dukje se vonesat e testimit mund të çojnë në konfuzion. Shumë njerëz kanë pritur disa ditë për rezultatet apo edhe javë në raste ekstreme.

Lexo po ashtu:  Dy vjet pas djegies dhe pas 800 milion eurosh fonde të mbledhura Katedralja Notre Dame kërkon më shumë para për riparime

“Nëse jeni dikush që keni përjetuar një periudhë të gjatë pritjeje dhe më pas keni marrë një rezultat pozitiv, mund të tundoheni ta mbani atë informacion privat dhe thjesht të vazhdoni me jetën tuaj sepse tashmë keni jetuar me një diagnozë pozitive dhe mendimi mund të jetë: ‘Nuk kam pse tregoj tani kur deri tani po jetoja me Covid-19.” shpjegoi ajo.

Nuk është një përgjigje e shëndoshë mjekësore, por është njerëzore.

Janë të keqinformuar

Ka shumë informacione të gabuara në lidhje me koronavirusin, veçanërisht në mediat sociale.

“Në mjedisin tonë aktual, mund të jetë e vështirë të diferencosh informacionin e saktë për virusin nga informacioni jo i vërtetë.” vuri në dukje Boxley. “
Ajo tha se Covid-19 është gjithashtu një sëmundje e ndërlikuar për të cilën po mësojmë në kohë reale pasi mjekët, studiuesit dhe zyrtarët e qeverisë punojnë shumë për të adresuar pandeminë.
Por duhet të “kujtojmë se ka individë që kanë kaluar tërë karrierën e tyre duke studiuar dhe përgatitur për pandemitë dhe se shkenca mjekësore nuk është aq kapriçioze sa politika ose media”, shtoi ajo.

Stuempfiv thotë se shumë njerëz të ekranit mund të ndihmojnë njerëzit e tjerë të dalin nga kjo frikë. Duhet të ketë sa më shumë këngëtarë, aktorë, atletë apo çdokush që mendon se ka sadopak ndikim te njerëzit, në momentin që rezulton pozitiv ose ka kaluar virusin, duhet të dalë para ekranit dhe të tregojë gjithë eksperiencën e tij ose saj.

“Sa më shumë që shohim dhe dëgjojmë njerëz të njohur që janë të hapur për përvojën e tyre, aq më të mbështetur ndihen gjithë të tjerët dhe sa më shumë që dimë dhe kuptojmë për shkencën që qëndron pas pandemisë, aq më shumë do arrijmë të kemi një gjykim të drejtë për gjithë çfarë po ndodh.” tha Stuempfig.(Huffpost, gazeta “Si”)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *