Djemtë janë të thjeshtë. Një prej tyre i ka përmbledhur në një listë me katër elementë ato që do nga e dashura. Mësoje çfarë do, nëse kjo marrëdhënie të intereson.

Më trego të vërtetën

Ndershmëria është politika më e mirë. Nuk është e nevojshme të më gënjesh mua ose veten për mënyrën si ndihesh. Kurrë. Nëse diçka të shqetëson, ma thuaj dhe mund ta zgjidhim të dy. Dhe nëse nuk e do ndihmën time për të zgjidhur problemin që ke, ma thuaj edhe këtë. Unë do hiqem mënjanë, nëse ti do hapësirë. Nëse po bëj diçka që të mërzit, më thuaj të ndaloj.

Nuk do fsheh asgjë nga ty, kështu që as ti nuk duhet të fshehësh diçka nga unë. Dhe nëse vërtet ndien të nevojshme të fshehësh gjëra nga unë, ndoshta duhet të kërkosh një të dashur të ri.

Ji vetvetja

Mos ki pasiguri. Nuk është e nevojshme. Mos u shqetëso që unë mund të krijoj përshtypjen time në bazë të atyre që thua dhe bën, sepse ka shumë mundësi që unë e kam krijuar përshtypjen. Dhe nëse vazhdoj të flas me ty, do të thotë që të pëlqej. Nuk do vlerësoj çdo gjë të vogël që thua dhe bën, kështu që, të lutem, thjesht tregohu vetvetja.

Lexo po ashtu:  7 sekrete për t’u bërë femër e dëshiruar, nga e cila asnjë burrë NUK mund të largohet

Mos u sill si idiote. Unë e di që nuk je idiote, sepse ne jemi bashkë. Sigurisht nuk mund të detyroj unë të sillesh si dua, por nëse unë të kam pëlqyer ashtu si je, ji ai person. Nuk ka nevojë të bësh si “cool” para miqve, apo të panjohurve dhe nuk ka pse të kesh nevojë të shtiresh.

Unë nuk do kem asnjëherë frikë se mos ti “më vë në siklet” para familjes ose shokëve, sepse po të më shqetësonte kjo gjë, nuk do isha me ty. Dhe nëse unë të pëlqej siç je, e vetmja gjë që më shqetëson është nëse ti hiqesh si dikush tjetër. Dhe kur të them që je perfekte mos e merr si një detyrë që duhet ta përmbushësh. Janë papërsosmëritë që të bëjnë unike dhe unë prandaj të pëlqej kështu siç je.

Më lër të jem vetvetja

Unë jam një njeri i komplikuar: I vështirë, kokëfortë, intensiv. Do them dhe do bëj gjëra nga të cilat nuk të ndihesh mirë. Bëj gjëra që më bëjnë dhe vetë të mos ndihem mirë me veten. E vetmja gjë që kërkoj është të më lësh të them dhe të bëj gjëra, për hir të progresit që duhet të bëj si person. Më lër të bëj gabime, por gjithashtu më jep kohën të mësoj prej tyre dhe t’i rregulloj.

Lexo po ashtu:  Pse nuset vishen me të bardha? Historiku i fustanit të nusërisë

Më mbështet. Ti ndoshta nuk je dakord me të gjitha mendimet e mia, por duhet të më inkurajosh që unë të jem koherent me vlerat e mia. Më ndihmo të bëhem më i mirë duke folur me mua për ato që ia vlen.

Mos mendo që do të ndryshoj sepse kam frikë nga dështimi. Më ndihmo në rrugën për të zgjidhur problemet. Më thuaj që mundem, por ji aty edhe kur e kuptoj që është e pamundur.

Më shpëto nga vetja

Më fol kur kam nevojë të dëgjoj. Ma mbyll gojën kur po flas kot. Më thuaj kur jam gabim dhe më tërhiq vëmendjen kur po tregohem hipokrit. Më inkurajo të provoj përvoja të reja dhe më detyro të dal nga zonat e mia të rehatisë. Më kujto që askush nuk është i përkryer. Që të bësh gabime është normale, por mos më lejo të vazhdoj të bëj gjithmonë të njëjtat. Më lër hapësirë të rritem, por nëse tregohem kokëfortë, më rrit ti. Më shty drejt ëndrrave të mia dhe kur fluturoj shumë larg, më kthe me këmbë në tokë. Më kujto që jam njeri dhe mundësitë e mia ato janë.

Lexo po ashtu:  Deputetja ukrainase rrokë kallashnikovin kundër agresorit rus: Përpara Ukrainë!

Kaq thjesht!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *