Makina e vogël elektrike Eli Zero do të hyjë në tregun evropian deri në fund të vitit.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Shumë gjëra po ndodhin në tregun e makinave elektronike.
Disa modele të reja dhe të vogla po vijnë gjithashtu në treg, kryesisht makina për zonat urbane, transmeton Telegrafi.

Dhe makina elektrike Eli Zero, një mini-makinë e lirë për 2 persona, do të jetë në dispozicion së shpejti me një çmim më pak se 10,000 euro.
Pasi që koncepti u prezantua në vitin 2017, por fillimisht nuk dukej se u prit mirë nga tregu, makina Eli tani me sa duket dëshiron të provojë përsëri.
Për automjetin ultra kompakt, i cili është i gjatë 2.25 metra, 1.38 metra i gjerë dhe 1.58 metra i lartë, është e mjaftueshme që të ketë një patentë shofer mopedi.
Shpejtësia maksimale është e kufizuar në 45 km / orë, gjë që sugjeron përdorimin në zonat urbane ose për distanca të shkurtra.
Makina ofrohet në 2 versione. Bateria 8 kWh premton një gamë prej 110 km, ndërsa modeli 5.8 kWh zgjat 80 km.




