Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Një studim i bërë nga Dr. Jeremy Mao dhe ekipi i tij nga universiteti i Columbias ka shkaktuar ‘trazira’ në qarqet shkencore, veçanërisht në fushën e stomatologjisë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Dr. Mao publikoi rezultatet e studimit të tij, sipas të cilit arriti të rriste një dhëmb në vetëm 9 javë, duke përdorur një skelë të qelizave staminale. Ky zbulim do të thotë se shumë shpejt njerëzit do të mund të heqin dorë nga implantet dentare, të cilat janë të shtrenjta dhe ku përdoren materiale si zhiva dhe argjendi.

“Dhëmbi që mungon zëvendësohet me qeliza burimore nga trupi juaj dhe dhëmbi fillon të bashkohet me indet përreth vetvetiu. Kjo rrit procesin e rigjenerimit dhe rezulton në rritjen e dhëmbit në një kohë rekord. Në thelb, kjo mund të nënkuptojë përfundimin e operacioneve të shtrenjta dentare të përdorura për të zëvendësuar dhëmbët dëmtuar”, ka shpjeguar  Mao.

‘Njerëzit tashmë do të kenë mundësinë të rigjenerojnë një dhëmb nga AND-ja e tyre dhe jo nga një substancë e huaj, që kërcënon shëndetin oral. Procedura aktualisht është në fazat e hulumtimit dhe nuk është ende në dispozicion të publikut, por shpresojmë që ajo të jetë e disponueshme në të ardhmen”, ka shtuar ai.

Lexo po ashtu:  Fjalimi madhështor i Esat Mekulit: “Kosova dhe Çamëria kanë çelë plagë të randa dhe të paharrueshme në trupin e popullit t’onë, por i kanë dhanë edhe eksperiencë të madhe Shqipnisë"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *