Jo shumë kohë pasi Kolombi zbuloi Ameriken, rusët filluan kolonizimin e Siberisë. Zgjerimi fillestar u nxit nga tregtarët, si familja e fuqishme Stroganov, të cilët ishin të uritur për gëzofin. Agjentët e tyre ishin mercenarë kozakë që zgjeruan fuqinë ruse me mizori të jashtëzakonshme. Kur kreu i Sakhave, Dzhenik u revoltua, ai u rrop i gjallë dhe vogëlushi i tij u mbyt me lëkurën e të atit.

Ishullorët e Aleutit sulmuan taksambledhësit në vitin 1764, dhe si pasojë rusët dogjën 18 fshatra dhe masakruan qindra vetë.

Mikrobet ishin edhe më efektive se sa armët dhe çeliku rus. Siberianët e izoluar ishin pothuaj po aq të papërgatitur për sëmundjet evropiane, sa edhe kushërinjtë e tyre të largët në Amerikë. Në shekullin e 17, lia vrau më shumë se 50 për qind të shumë fiseve siberiane. Mes Sakhave dhe Evenkëve, numri i vdekjeve ishte të paktën 80 për qind. Popullsia Aleut ra nga 20,000 në 5000, brenda më pak se dy brezash.

Lexo po ashtu:  Telegramet historike të Fan Nolit, - Grekët dhe serbët po bëjnë mizorinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *