Pas caktimit për herë të parë të një min istri të jashtëm shqiptar në Maqedoni dhe mundësisë që Dritan Abazovic të marrë të njëjtin pozicion në qeverinë e re në Mal të Zi, gazetarja Rudina Xhunga ka komentuar mundësinë për ta bërë rajonin me katër shefa diplomacie me origjinë shqiptare.

Por në intervistën e saj në neës 24 ajo ka hedhur idenë se Shqipëria nuk ka më nevojë për institucione simbolike: “Ne kemi një ministër të Jashtëm nga Kosova, që unë përveç simbolikës, Gent Cakajt nuk i shikoj me shume, disponim si personazh që mund të drejtojë politikën e jashtme të Shqipërisë. Këto kohë në ditët më të mira tonat në rajon, ne kemi nevojë për përfaqësim, jo për simbolikë.

Është tejkaluar simbolika, siç është tejkaluar simbolika e një ministri diaspore të një ministrie që nuk dimë çfarë bën, apo një kanali diaspore në RTSH që nuk bën asgjë” ka thënë ajo.

Lexo po ashtu:  - Të lumtur përgjithmonë janë vetëm budallenjtë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *