Anaistët dhe shumica e mediave të Kosovës mërgimtarët i quajnë të prapambetur, por janë mu këta Mërgimtarët, pjesa më e sinertë dhe e ndershme e kombit shqiptar, që po e mbanë gjallë Kosovën. Historikisht, ishin shqiptarët në mërgim, ata që ndihmuan dhe luftuan me pushkë e me pend për pavarësinë e GjysmëShqiperie. Edhe në luftën për pavarësi nga Serbia mërgimtarët u treguan se kush janë e se si duhet atdheu, shkruan MekuliPress.com

Kjo dashuri po shfaqet edhe sot. Mërgimtarët e “prapambetur”  dërguan, vëtëm brenda 8 muajve mbi gjysmë miliard euro në Kosovë.

Janë pra 526 milionë euro që kanë hyrë në Kosovë nga bashkatdhetarët. Kjo vetëm gjatë periudhës kohore janar-korrik të këtij viti.

Këto shifra janë rekorde, ku deri tash janë regjistruar 47 milionë euro më shumë se në tërë vitin paraprak.

Zv/ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Bekim Bresotovci tha se mërgata vazhdon të jetë mbështetësja më e madhe e ngritjes ekonomike në vend.

“Diaspora shënon rekord në dërgim të Remitencave për periudhën Janar-Korrik 2020. Simbas të dhënave të publikuara nga BQK, në periudhën Janar-Korrik 2020, nga Diaspora kanë hyrë në Kosovë përmes sistemit bankar, 526 Milion Euro ose 47 Milion Euro më shumë se sa gjat vitit 2019. Diaspora edhe përkundër vështirësive nga COVID 19, vazhdon të jetë edhe më tutje mbështetësja më e madhe e ngritjes ekonomike për Republikën e Kosovës”, tha ai.

Lexo po ashtu:  Un kam ruejt gjuhën shqiptare; Un kam mbajt dok e kanu, E as për pare, as për timare, Gjak e t’Parë s’i kam mohu...

Ja një deklaratë e një analisti të Kosovës për “mërgimtarët primitivë”

https://www.facebook.com/157167174464495/videos/670406277125318

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *