Ndonjëherë është e vështirë të ndihesh seksi në krevat. Mund të fitoni vetëbesim gjatë prezantimeve afariste, mirëpo ndonjëherë mund të ndodhë që në krevat të ndiheni keq

Nuk është e mundur që shpejt e shpejt të bëheni perëndeshë seksi, mirëpo me ndihmën e këtyre këshillave mund të ngrini vetëbesimin.

Njerëzit që përballen me një mungesë të vetëbesimit janë zakonisht të turpshëm dhe njerëz që ulen në fund, bëjnë të duken të vegjël dhe të zënë sa më pak hapësirë të jetë e mundur.

“Femrat ndjehen vazhdimit më të pafuqishme se meshkujt, kështu që kjo nuk është e habitshme”, thotë Psikologia e Harvardit, Amy Cuddy.

Problemi qëndron se ky proces ndikon në disa mënyra: ndjenjat e pafuqisë ju detyrojnë të merrni “qëndrim me ndikim të ulët” dhe kjo gjë kohë pas kohe e shton këtë ndjesi.

Nëse ju po përballeni me mungesën e vetëbesimit, pafuqisë, atëherë dr. Cuddy këshillon që ju të punoni me qëndrimin tuaj çdo ditë, sapo bie alarmi i zgjimit. Ajo insiston në shtrirjen e gjymtyrëve sa më shumë të jetë e mundur dhe t’i jepni hapësirë trupit sapo zgjoheni në mëngjes.

Lexo po ashtu:  7 mite për orgazmën e femrave që nuk duhet t'i besoni

“Sidomos nëse jeni një gjumashe që flini në formë fetusi. Kështu që sapo të zgjoheni, shtrihuni për një minutë në krevat para se të vini këmbët në tokë”.

Duke përftuar “qëndrime të fuqishme” dhe duke marrë hapësirë, trupi juaj e ndryshon të gjithë mënyrën e funksionimit. Shtohen 2 hormonet çelës, testosteroni, hormoni i dominancës që do t’ju bëjë më vetëbesues dhe një person që merr rreziqe dhe kortizolin, i njohur si hormone i stresit, i cili do t’ju bëjë më reagues ndaj situatave të pakëndshme.

“Meshkujt “alfa” të cilët kryesojnë hierarkitë në pozicione të ndryshme, apo liderët, kanë nivel të lartë testosteroni dhe nivel të ulët kortizoli”, thotë dr. Cuddy.

Pas një eksperimenti të kryer në laborator Dr. Cuddy zbuloi se ata që praktikojnë “qëndrimin e fuqisë” kanë 20 për qind rritje në nivelet e testotesteronit dhe ulje me 25 për qind të kortizolit.

Ka shumë mënyra se si të punoni në lidhje me këto qëndrime pasi ngriheni nga krevati.

Lexo po ashtu:  Të bësh seks dhe dashuri nuk është e njëjta gjë, nga dallojnë të dyja prej njëra-tjetrës?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *