Ndodh shpesh: burri që e lë familjen e tij për një grua tjetër, përfundon duke u penduar. Një reflektim që gjithashtu mund të shkaktojë mendime të papajtueshme, por aktual.

Numri i ndarjeve dhe shkurorëzimeve është vazhdimisht në rritje.

Shkaqet janë gjithnjë personale, është e pamundur të bëhet një klasifikim dhe jo gjithmonë ai që merr vendimin për të ndërprerë marrëdhënien është burri.

Kur një burrë merr vendimin për t’u larguar pasi ka besuar në martesë, pasi ka dëshiruar edhe vetë fëmijë, motivet janë të ndryshme.

Mund të jetë lodhje, dhe kjo është reciproke. Ka vështirësi për të vazhduar një marrëdhënie që ka qenë prej kohësh një barrë dhe jo një motivim.

Dhe kështu ai mendon të thithë ajër të ri dhe të ketë stimuj të rinj duke takuar një grua tjetër dhe duke filluar një marrëdhënie të re.

Këto nuk janë zgjedhje që bëhen lehtë, dhe pothuajse gjithmonë pesha e kujtimeve dhe e keqardhjes fillon të errësojë çdo hipotezë të jetës së re.

Lexo po ashtu:  Flet psikologia "Izoluar nga Coronavirus? Ja ç'duhet të bëni këto ditë që fëmijët janë pushim"

Një krahasim i asaj që ndodh mund të lexohet si ndërtimi i një varke, në këtë rast familja.

Pas viteve të tëra punë me durim, angazhimi, edhe sakrifice, kur mund të jetë koha për të shijuar detin e hapur, ndihet papritmas lodhja dhe ju papritur vendosni të largoheni nga anija.

Edhe partneri mund të jetojë me të njëjtat mendime, por shpesh përpiqet të jetë më i durueshëm, të kërkojë për të rimarrë atë energji që duket se është shpërndarë gjatë viteve.

Burri tenton të jetë më impulsiv, por edhe të pendohet sa më shpejt nga zgjedhja.

Veçanërisht nëse takimi me një partnere të re përkon edhe me dyfishimin e angazhimeve dhe përgjegjësive, ku partnerja e ri është gjithashtu jashtë një marrëdhënieje të mëparshme dhe ndoshta edhe me fëmijët e saj.

Në çift, qëndrimet dhe sjelljet janë shpesh të ndryshme, dhe kompleksiteti i situatave përjetohet ndryshe nga partnerët.

Nëse është gruaja që largohet nga shtëpia, nuk ka gjasa që ajo të jetë në gjendje të pendohet me kalimin e kohës.

Lexo po ashtu:  Pse fiksohemi më shumë pas atyre që nuk na duan? Ja si e shpjegon shkenca

Pikërisht për shkak se zgjedhjet e burrit, shumicën e kohës, janë impulsive, të diktuara nga lodhja dhe nga iluzioni se ekziston freskia që ai e ndjen se e ka humbur në marrëdhëniet e tij.

Ndoshta një këshillë e mirë për këta burra që gjenden në këtë situatë, është që të nxjerrin jashtë të keqen, edhe me bashkëshorten. Të kërkojnë ndihmë, të tregojnë se duan të gjejnë vendin brenda familjes, bashkë me ato motivime që dukeshin të shtypura.

Magjia e jetës nuk gjendet duke ikur. Mbi të gjitha kur ka fëmijë dhe keni jetuar një periudhë të rëndësishme dhe të bukur të jetës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *