Një ndër bordellot më të mëdha në Europë, Pascha, ka falimentuar.  Mediat raportojnë se përfaqësuesit e bordellos 10-katëshe që ndodhet në Këln të Gjermanisë kanë aplikuar për procedurat e falimentimit që duket se ka ardhur për shkak të masave anti-CoVid të marra në Gjermani.

Kapëm fundin, citojnë mediat drejtuesin e bordellit.

Në Pascha punojnë zakonisht 120 prostituta dhe janë angazhuar 60 veta staf. Falimenti ka ardhur si pasojë e masave dhe keqmenaxhimit nga autoritetet gjermane, të cilat çdo dy javë njoftonin biznesin se nuk mund të hapej.

Ne mund ta shmangnim falimentimin me ndihmën e bankave nëse do të na premtohej se gjërat do të nisnin sërish në fillim të vitit që vjen, shton drejtuesi i bordellit të njohur.

Ai pretendon se shërbimi i seksit ka vazhduar gjatë pandemisë, porn ë rrugë ilegale, duke dëmtuar kështu një biznes të ligjshëm. Ky lajm njofton se as autoritetet gjermane nuk e dinë sesi do të shkojnë gjërat edhe për disa muaj të tjerë, duke krijuar pasiguri të madhe dhe me pasoja të thella.

Lexo po ashtu:  Konfirmohet aktakuza ndaj Skender Hysenit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *