Ekipet e shpëtimit po kërkojnë nëpër rrënojat e një ndërtese në Bejrut pasi aparaturat e tyre detektuan një tingull që i ngjan rrahjeve të zemrës.

Ky sinjal, ngjalli shpresë mes ekipeve të shpëtimit të cilët nisën menjëherë një punë intensive.

Sinjali pulsues u zbulua të enjten nga poshtë rrënojave të një ndërtese që u shemb gjatë shpërthimit të tmerrshëm në port, shkruan “Daily Mail”

Një ekip shpëtimi nga Kili po punon në ndërtesën e shembur pas raporteve e pakonfirmuara se dikush mund të jetë gjallë nën rrënoja edhe pse ka kaluar 1 muaj.

“Këto shenja të frymëmarrjes dhe pulsit, si dhe sensori që regjistroi temperaturën, tregojnë se ekziston mundësia e jetës nën rrënoja,” tha shpëtimtari Eddy Bitar. https://www.dailymail.co.uk/embed/video/2242372.html

Një qen i trajnuar që i përkiste ekipit kilian të kërkimit dhe shpëtimit së pari zbuloi diçka ndërsa ata kaluan nëpër një rrugë, në një nga zonat më të goditura nga shpërthimi.

Ekipi më pas përdori pajisjet e zbulimit të audios për sinjale ose rrahje zemre, dhe zbuloi një puls zemre prej 18 deri në 19 rrahjesh në minutë.

Lexo po ashtu:  Sherr kontrata me Kishën Ortodokse Serbe/ Abazoviq: Jam gati të jap dorëheqje

Origjina e sinjalit pulsues nuk dihet ndërsa ekipi vijon ende që të kërkojë për jetë nën rrënoja.

Gjasat që dikush të gjendet i gjallë në këto kushte mbeten të vogla, por pjesëtarë nga ekipet shpëtimit janë shprehur se nuk është tërësisht e pamundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *