Rritja e nivelit të detiti për shkaqe klimaterike po ndjek skenarin më të keq të mundshëm. Një studim nga universiteti i Leeds në Angli dhe Instututi Meteorologjik Danez vë në dukje pasojat katastrofike të kësaj prirjeje për Europën.

Që nga viti 1990, niveli i detit është rritur me 1.8 cm si pasojë e shkrirjes së akujve në Groenlandë dhe Antarktidë. Nëse vazhdohet kështu, çka është me shumë gjasë i vetmi skenar, atëherë parashikohet se në fund të vitit 2100 niveli i detit do të jetë rritur me 17 cm.

Për Vendet e Ulëta kjo do të thotë përparim i ujit në thellësi territori të madhe ku p.sh për Belgjikën, mendohet se deri në vitin 2030, uji do të mbërrijë në periferitë e Ghentit.

17 cm i rritjes së nivelit të detit si mesatare globale, korrespondon me 80 cm për një vend si Belgjika që është poshtë nivelit të detit, pa folur këtu për të ashtuquajturën stuhia e 1000 vjetëve. Kjo e fundit presupozohet se ndodh një herë në 1000 vjet dhe koinçidon me baticat pranverore. Një stuhi e tillë do të krijonte përmbytje në Flander, ndërkohë që rritja e nivelit të detit mundet që të shtojë frekuencën e përmbytjeve në Vendet e Ulëta.

Lexo po ashtu:  Horoskopi, ja si do sillet sot çdo shenjë - Dita jote sot është plot...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *