Në kazermën “Adem Jashari“ të FSK-së në Prishtinë, sot u bë pranim-dorëzimi i kontigjentit të dytë të donacionit me veshmbathje ushtarake nga Republika e Turqisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në vlerë financiare prej rreth një milion dollar.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ceremonia e pranim- dorëzimit të pajisjeve përkatëse u bë në prani të zyrtarëve dhe oficerëve të logjistikës së Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së dhe Komandës së Logjistikës si dhe atasheut ushtarak turk në Kosovë me stafin e tij.
Në emër të qeverisë turke, donacionin e dorëzoi, atasheu i Republikës së Turqisë, kolonel Ismail Cenkeri Ersoz, kurse në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së e pranoi oficeri i Departamentit të Logjistikës së SHPFSK-së, major Nazmi Zogaj, i cili falënderoi kolonel Ersoz për donacionin e dhuruar dhe mbështetjen e vazhdueshme të ushtrisë dhe shtetit turk për FSK-në.





