Për pak çaste pritet të nis ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në Uashington.

Pamjet e para, tregojnë një sallë me katër flamuj të SHBA-së, por pa ato të Kosovës e Serbisë.

Mbi tavolinë janë edhe marrëveshjet që pritet të firmosen nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha se nuk ka asnjë marrëveshje të keqe për Kosovën.

“Do të ketë vetëm marrëveshje të mira”, u shpreh shkurt Hoti para nisjes në Shtëpinë e Bardhë.

Lexo po ashtu:  Me shumë vonesë, Rama: Policët e rrëmbyer të kthehen sa më parë në shtëpi, nuk ka paralele mes tyre dhe personit me precedent kriminal të arrestuar në veri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *