Marrëveshje idiote.

Të dy palët duhet të mbrojnë vendet e kultit ortodoks.
Me një tjetër përbërje të delegacionit kosovar, do të ishte mirë që marrëveshja të përmbante: të dy palët do të mbrojnë varrezat masive me trupa shqiptarë nëpër territorin e Serbisë. Sepse ky është reciprocitet.

Le të jetë e qartë, çdokush që do të nënshkruajë një marrëveshje ku nuk ekziston reciprociteti mes varrezave masive dhe kishave ortodokse, vetëm ka kryer një akt tradhëtie ndaj kombit, popullit dhe historisë së vet.

Le të jetë e qartë se vendet tanë të kultit në territorin serb janë varrezat masive. Dhe varrezat masive, pra vendet tanë të kultit, nuk i kemi ndërtuar ne, por vetë shteti serb.

Lexo po ashtu:  KLAN & ARTMOTION, A ka rrezik që i gjithë aktiviteti brenda internetit të monitorohet nga Serbia? E nëse po, atëherë kush na e garanton sigurinë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *