I punësuari i Presidentit Trump, Richard Grenell, e ka sulmuar “alla balkanqe” kryeparlamentaren shqiptare të Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin.
Vjosa Osmani në postimin e saj ka argumentuar dhe ka kritikuar se delegacioni i Kosovës nuk ka sjellur atë që ka premtuar siq është njohja reciproke me Serbinë.
Postimin e znj. Osmani e ka shpërndarë z. Grenell duke tentuar edhe ti jap leksione politike dhe komunikimi znj. Osmani!
“Marrëveshja ishte për njohje ekonomike. Është një hap i jashtëzakonshëm. Për ty të ankohesh tani që nuk keni marrë më shumë është e çuditshme pasi ju nuk keni ngritur asnjë shqetësim e as nuk më keni dhënë ndonjë ide mua. Neve na duhen politikanë që bëjnë më shumë sesa vetëm të ankohen. Kjo është për vendet e punës, jo simbolizëm”, ka shkruar Grenell, përcjell e pavarura MekuliPress.com