Arsyet se përse një grua apo një burrë i martuar tradhton, janë të shumta dhe sa të ngjashme aq edhe të ndryshme.

Një grua 32-vjeçare ka një arsye se përse e tradhton bashkëshortin…por gjithashtu shumë dilema ka në mendje. Ajo i ka dërguar një letër psikologes së ‘The Sun’ me shpresën se ajo mund ta ndihmojë.

Letra e gruas

“Unë jam 32-vjeçe e martuar me një burrë i cili kthen shishe pas shisheje çdo natë. Ai është 38-vjeç dhe sillet keq me fëmijët tanë. Ata shkojnë çdo natë në shtrat duke qarë ndërkohë që unë kam frikë të flas pasi i druhem reagimit të tij agresiv.

Ai gjithmonë me ofendon me shprehje tipike, duke më thënë ‘ti je shëndoshur’…‘ti je një problem për mua’…‘ti je plakur’… ‘kjo shtëpi është një m**’…dhe këto ai i përsërit vazhdimisht.

Ai kërkon rregullisht seks me mua por gjithmonë përfundon duke u ‘jargavitur’ sipër meje nga pija e tepërt. Ndërsa kur është esëll është njeri më i mirë në botë.

Lexo po ashtu:  Çiftet tregojnë përvojat e tyre seksuale gjatë natës së parë të martesës

Një natë bëra një status në Facebook ku thash se isha e mërzitur dhe një burrë, i cili është babai i shoqes së klasës së njërës prej vajzave të mija, më shkruan dhe më pyeti çfarë kam.

Ai është 32-vjeç dhe e njoh prej vitesh pasi kemi qenë në shkollë bashkë. I tregova se çfarë tmerri po kaloja në jetën time bashkëshortore. Ndërsa ai më tha se ishte në hapat e divorcit me gruan e tij. Kështu nisëm të flisnim ne Facebook. Deri sa një ditë ai më tha se donte të më takonte dhe të bënim seks, por unë i thash që unë nuk jam tradhtare.

Por atë natë im shoq erdhi sërish shumë i dehur dhe nisi të më fyente. Dola nga shtëpia dhe e mora në telefon babin e shoqes së vajzës. U takuam, gjetëm një vend pa njerëz dhe bëmë seks. Ai më tha që të shkonim në një hotel por unë u ndjeva shumë e turpëruar dhe i thash që kjo që po bëj del jashtë vetes sime.

Lexo po ashtu:  Flasin ekspertët: Dëshirat për seks, sa ndryshojnë ato nga meshkujt tek femrat?

Ndërkohë që im shoq vazhdon të vijë ‘xurxull’ në shtëpi çdo natë, unë vazhdoj të ndihem në faj. Burri me të cilën bëra seks vazhdon të më shkruaj dhe më kërkon ta takoj, edhe unë dua por nuk di çfarë të bëj”.

Përgjigja e psikologes

“Duke tradhtuar nuk zgjidh asnjë problem në martesën tënde. Më tepër do t’i komplikosh gjërat në këtë mënyrë.

Fol me partnerin tënd kur ai të jetë esëll dhe tregoji se kështu mund të prishni martesën. Gjithashtu bëji të qartë se sjellja e tij po e dëmton shumë psikologjinë e fëmijëve tuaj. Propozoi të shkoj në një mjek apo psikolog për ta pasur më të lehtë lënien e pijes.

Nëse nuk do ta shkatërrosh martesën tënde atëherë fol me të dhe tento ta bësh të kuptojë që duhet ta lejë pijen ose do t’ju humbë juve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *