“Fëmijët nuk dinë për kombe”, me këtë titull nis intervista e Rilindjes me Nënë Terezën, realizuar në verën e vitit 1980, nga gazetari Avni Spahiu, pikërisht në ditën kur ajo u shpall qytetare e merituar e Shkupit.

Shqiptarja nga Shkupi e cila bëri krenar gjithë shqiptarinë për bamirësinë e saj, morri këtë çmim më 27 qershor, ashtu siç shkruan Rilindja: Nënë Tereza, laureate e Çmimit Nobël për paqe për vitin 1979, u shpall sot qytetare e merituar e Shkupit.

‘Vij me mallin e pashuar të vendlindjes, tha nënë Tereza, dhe ky përmallim i saj dukej qartazi në ecjen e saj të nxitueshme, në buzëqeshjen e saj. I themi a ishin të gjata ato vite. Jo, përgjigjet, dhe shton se kur bota të përfiton atëherë në çdo kënd të saj gjendesh në shtëpi. Megjithatë, të jesh këtu, është më ngrohtë. Por të duket shtëpi edhe lagja e varfër e Kalkutës në Indinë leckamane, kur ndien afshin e lumturisë për strehun e gjetur të bonjakëve në dorën e shtruar njerëzore‘, fillon kështu artikulli për Nënën Terezë.

Lexo po ashtu:  The Times, 1982: "Yugoslavs shot dead 'by secret police", (Jugosllavë të vrarë nga 'policia sekrete')

Përgjatë intervistës, ajo ishte shprehur se fëmijët nuk dinë për kombe. ‘Ata më njohin vetëm si nënë. Ata, fëmijët e gati të gjitha kombeve të botës, me sytë e tyre të njomë, më rrethojnë dhe presin ndihmë prej meje. Ah, ç’sy!’, kishte deklaruar Nënë Tereza.

Nënë Tereza nuk ka dëshirë të flasë për ditët e Gonxhe Bonjaxhiut, vashës lozonjare të dyqanxhiut nga Shkupi. Më mirë të flasim për të sotmen, ngul këmbë ajo për të thënë atë që ka mbetur e pa thënë për misionin e saj. Të flasim për të ardhmen, për ato ditë që do ta shuajnë anën e errët të jetës, të ardhmen që do ta shleyjë të kaluarën e hidhur si atë të fëmijërisë sonë kur babai na sillte mezi bukë nga një bukë të pjekur në djersë. Të flasim për ardhmërinë që do ta hedhë në mjegullën e harresës Shkupin, djepin e varfërisë, atë djep që e gjeta prapë sot, shumë larg tij, në botën e gjerë’, thuhet tutje në intervistën e Rilindjes.

Lexo po ashtu:  “Malli i atdheut” nga Faik Konica. Përshkrimi më i mirë për ndjesitë e çdo emigranti…

Marrë nga profili i Fitim Salihut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *