Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka hedhur poshtë spekulimet e mediave, siç i quajti ai, se ai ishte “i painformuar” për marrëveshjen që nënshkroi në Zyrën Ovale, ku përfshihej një dispozitë mbi transferimin e ambasadës së vendit të tij, në Jeruzalem në korrik 2021.

“Kam dëgjuar kaq shumë për këtë. Shumë thonë: “Shikoni reagimin e Vuçiç – ai nuk e ka lexuar marrëveshjen”. A e dinë këta njerëz që para kësaj, kam kaluar një ditë e një natë të tërë, duke kontrolluar çdo fjalë të vetme 500 herë?” u shpreh Vuçiç në një konferencë shtypi në Bruksel.

Ai shtoi më tej se: “Të gjithë ata që ishin aty, të gjithë bashkë, nuk dinin aq shumë sa unë për marrëveshjen e parë, dhe të dytë me  ndryshimet e tyre”.

Vuçiç tha se ai thjesht kontrolloi dhe konfirmoi përsëri atë që shkruhej, në mënyrë që të mos nënshkruante një marrëveshje tjetër (shqiptare), dhe u sigurua që dokumenti nuk ishte zëvendësuar me diçka tjetër kur e nënshkroi.

Lexo po ashtu:  MATEMATIKË/ Sfida e ditës për ty

Spekulime të shumta qarkulluan në media mbi Presidentin Serb Aleksandar Vuçiç, i cili duket i hutuar, kur Presidenti i SHBA Donald Trump njofton në Zyrën Ovale se vendi i tij u zotua për hapjen e një ambasade në Jeruzalem vitin që vjen.

Pamjet e ceremonisë së nënshkrimit treguan Trump teksa njoftonte se transferimi i ambasadës do të bëhej në korrik, duke bërë që Vuçiç, i ulur në të djathtë të POTUS, të rishihte marrëveshjen që sapo kishte nënshkruar, dhe më pas të hidhte një vështrim në të djathtë të tij, ku ndodhej delegacioni shoqërues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *